• e premte, 27 dhjetor 2024

Beshliovska: Statusi "kontratë në vepër" më së shumti i largoi infermieret nga spitalet

Beshliovska: Statusi

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Statusi "kontratë në vepër" më së shumti i largoi infermieret nga spitalet. Dhe bëjmë thirrje në të ardhmen të mos punësohen infermiere nën kontratë në vepër. deklaroi sot Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së infermiereve, teknikëve, mamive dhe infermiereve të stomatologjisë "Për ne".

Në pyetjen e gazetarëve, ajo foli për problemin me nevojën për punësim të përhershëm të infermiereve të cilat deri më tani ishin të angazhuara me vite, ndërkaq nuk ishin rregullisht të punësuara. problemi është, siç sqaroi, në disa institucione ku ka pasur tetë apo nëntë infermiere, ndërsa kushtimisht në kontratat kolektive kanë ekzistuar vende për tre apo katër. Kjo zgjidhej me kërkesë drejt Ministrisë së Shiqërisë Informatike prej ku lejohej zgjerimi i sistematizimit, por ai ishte proces që zgjaste tre deri katër muaj.

"Shpresoj se nuk do të ketë manipulime gjaët punësimeve dhe se do të punësohen rregullisht, ato që edhe deri më tani kanë qenë të angazhuara. U drejtova publikisht, duke lutur, në konkurse, të[ mos u zihen vendet atyre infermiereve të cilat me vite kanë punaur për 12 mijë denarë dhe me të vërtetë meritojnë të marrin punësim të përhershëm", theksoi ajo.

Konferenca për shtyp e Unionit të SHITMS kryesuar nga shoqata "Për ne", u mbajt para fillimit të tribunës kushtuar Unionit dhe shoqatave të infermiereve, në prag të takimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe zyres së OBSH-së.

"Morëm një ekspertizë nga OBSH-ja, kemi disa sugjerime të tyre në drejtim të asaj se si duhet t'i bëjmë gjërat", shtoi ajo.

Beshlioska tha se presin shumë gjëra të ndryshojnë për më mirë. Për infermieret si deri më tani profesion jozyrtar, të mos jenë, siç tha, kukulla të secilit sistem dhe garniturë.

"Ky ligj për zyrtarizim të infermiereve dhe rregullim të profesionit është shumë i rëndësishëm për ne. Nga Ministria e Shëndetësisë na është thënë se po punohet në të në mënyrë të përshpejtuar, na është premtuar se ligji do të paraqitet në procedurë kuvendore.

Janë organizuar katër tribuna për profesionin e infermierisë, sot po realizohet e dyta, sqaroi ajo.

Mes tjerash, Beshlioska tha se pakënaqësia është e madhe, infermieret me arsim të mesëm kanë të ardhura shumë të ulëta, është biseduar me sindikatën dhe rrogat e tyre duhet të veçohen nga të ardhurat minimale personale. Ajo foli edhe për probleme të tjera me të cilat përballen.

"Gjithnjë derisa të mos ekzistojë ligji, ne në njëfarë mënyre jemi lënë në mëshirë dhe pamëshirë të ekipeve menaxhuese të spitaleve. Kemi rregullore të ndryshme, trajtim të ndryshëm", nënvizoi Beshlioska.

Ajo ndau një shembull nga spitali ku ekipi menaxhues e ka parë të arsyeshme që infermieret me arsim të lartë të mos i vendosë të punojnë në kujdestari, sepse, kushtimisht, do të merrnin të ardhura shumë më të mëdha. Por, në llogari të kësaj, janë stërngarkuar infermieret me arsim të mesëm, me shtatë deri nëntë kujdestari në muaj, në mënyrë që t'i veçonin nga të ardhurat minimale personale dhe të mund të marrin rroga siç duhet. ab/

Foto: МIА 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR