• e enjte, 26 dhjetor 2024

Besa: Kryetarja e Këshilli gjyqësor Vesna Dameva është shkarkuar në kundërshtim me ligjin dhe vlerat demokratike

Besa: Kryetarja e Këshilli gjyqësor Vesna Dameva është shkarkuar në kundërshtim me ligjin dhe vlerat demokratike

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor, kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva, është shkarkuar arbitrarisht, në kundërshtim me ligjin dhe vlerat demokratike, vetëm për shkak se ka vënë një pikë në rendin e ditës për llogaridhënien e gjyqtarëve, të cilët e kanë vjetëruar lëndën e Mijallkovit, konsideron partia Besa.

Nga partia thonë se me këtë konfirmohet se gjyqësori është i robëruar nga partitë në pushtet LSDM dhe BDI.

“Sot u konfirmua edhe një herë se të gjitha vendimet gjyqësore që merr autoriteti më i lartë gjyqësor, Këshilli gjyqësor, merren me urdhër të partive politike në pushtet”, theksoi Besa.

Partia i bën thirrje faktorit ndërkombëtar dhe sektorit civil, së bashku me faktorin politik opozitar që të luftojnë, siç thuhet në komunikatë, kundër kësaj anarkie dhe arbitrariteti brenda gjyqësorit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR