• e shtunë, 23 nëntor 2024

Berisha: Rama gaboi, me fjalimin e tij në Këshillin e Evropës e përkeqësoi pozitën e UÇK-së

Berisha: Rama gaboi, me fjalimin e tij në Këshillin e Evropës e përkeqësoi pozitën e UÇK-së
Tiranë, 14 tetor 2022 (MIA) - Ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar dhe lider aktual i shumicës së demokratëve, Sali Berisha e akuzoi kryeministrin aktual Edi Rama për fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës. Sipas Berishës ai "po bën presion mbi institucionet ndërkombëtare me përkeqësimin e pozicioneve të ish liderëve të UÇK-së në Hagë". "Edi Rama i vuri thikën në shpinë Kosovës. Ai hodhi valle në kurrizin e tyre në Hagë. Ky është Mabethi. Sepse ata nuk mbrohen me akuza në Këshill, përkundrazi, nuk mund të shkoni në Këshillin e Evropës dhe të bëni presion mbi drejtësinë me Lindita Nikollën (kryetare e parlamentit shqiptar atje)", tha Berisha. Për Berishën, nëse Rama dëshiron ta ndihmojë Kosovën, atëherë duhet të ndërmarrë aktivitete konkrete dhe të propozojë rezolutë që t'i hedhë poshtë akuzat për kinse trafikimin e organeve njerëzore në Fushë Krujë dhe Mat. Rama pardje kishte fjalim në Strasburg në lidhje me rezolutën e miratuar nga parlamenti shqiptar me të cilën kërkohet që raporti i Dik Martit për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, në pjesën veriore të Shqipërisë të rishqyrtohet dhe të hidhet poshtë", sepse edhe pas 11 viteve nuk ka asnjë dëshmi për këtë". Fjalimi i Ramës shkaktoi shumë reagime nga deputetët e APKE-së, dhe për shumicën e tyre ai ishte fjalim pa taktikë, i turpshëm dhe tronditës. Presidenca e APKE-së, e anuloi darkën e turpshme me Ramën, për arsye, siç thonë nga atje, "paturpësisë dhe ofendimeve drejtë shumë personave". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR