• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berisha: Protestojmë më 6 dhjetor, që liderët e BE-së ta kuptojnë si një mirëseardhje

Berisha: Protestojmë më 6 dhjetor, që liderët e BE-së ta kuptojnë si një mirëseardhje
Tiranë, 18 nëntor 2022 (MIA) - Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti aktual dhe lideri i krahut më të madh të demokratëve të opozitës, Sali Berisha, tha se 6 dhjetori është data kur “opozita duhet të tregojë zërin e saj përpara Bashkimit Evropian për të mbrojtur pluralizmin”.
Në një seancë të kryesisë, ai tha se liderët e Bashkimit Evropian duhet ta kuptojnë këtë akt si shenjë mikpritjeje.
"Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera dhe mendoj se 6 dhjetori është një datë, një ngjarje historike, që opozita të ngrejë zërin përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, përpara gjithë botës. Kjo është pikërisht agjenda - një betejë kundër monizmit dhe për ekzistencën e pluralizmit, tha ai.
Sipas tij, prioritet është edhe mbrojtja e pronës më të madhe publike që kanë sot shqiptarët, që është porti i Durrësit, i cili “po grabitet në mënyrën më të paimagjinueshme dhe po përvetësohet nga klani Rama”.
"Përshëndesim dhe mirëpresim krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta jonë synon mbi të gjitha të dëshmojë se në këtë vend, që çdo muaj varfëron, vjedh e shkatërron gjithnjë e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta. Bëj thirrje që kjo protestë e jona të kuptohet si një akt mirëseardhjeje ndaj tyre dhe patjetër një veprim armiqësor, flagrant, i hapur ndaj Edi Ramës, i cili me punët e tij turpëron kombin, çdo qytetar, person, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe gjithçka tjetër, tha Berisha.
Konfirmimi i Berishës për një protestë masive antiqeveritare më 6 dhjetor, kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, vjen një ditë pas njoftimit të mundësisë së protestës.
Për këtë ka reaguar ashpër dje Partia Socialiste në pushtet.
Sekretari i përgjithshëm i partisë dhe koordinatori i grupit parlamentar, Taulant Bala, tha se Berisha është një turp për vendin dhe e akuzoi atë se nuk donte kurrë integrimin e vendit në BE.
Ministri i Drejtësisë, nga ana tjetër, Ulsi Mana, akuzoi Berishën se është “një burrë i Rusisë në Tiranë”, i cili “proteston për të dhënë urdhrat që merr nga Moska”. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR