• e enjte, 26 dhjetor 2024

Berisha paralajmëron protesta në Shqipëri, por edhe grevë urie

Berisha paralajmëron protesta në Shqipëri, por edhe grevë urie

Tiranë, 21 tetor 2023 (MIA) - Lideri i krahut më të madh të demokratëve të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha në takimin e rregullt javor me gazetarë paralajmëroi protesta dhe reagim jashtë institucional të opozitës.

Ai paralajmëroi se “ajo që ndodhi në Kuvend me bojkotin dhe bllokimin e punëve të seancës plenare, është vetëm fillimi i valës së protestave të opozitës”.

"Do të qëndrojmë në parlament me protestën tonë më të fuqishme. Dhe kjo protestë, ju garantoj, nuk do të mbetet vetëm në sallën e Kuvendit. Dorë për dore, gradualisht do të përhapet në rrugë, sheshe dhe institucione të tjera të vendit", deklaroi Berisha.

Si formë të protestës ai nuk përjashton grevën e urisë.

"Absolutisht po, nuk përjashtojmë grevën e urisë. Plotësisht. Ekziston gatishmëri e vërtetë dhe ky është një opsion. Nuk ka diskutim, kjo është betejë", ka thënë Berisha.

Të enjten nga gjithsej 59 sa numëron opozita, 45 deputetë të cilët janë në anën e Berishës, bllokuan foltoren e Kuvendit, për çka kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është detyruar ta shtyjë seancën plenare. 

QËNDRONI TË LIDHUR