• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berisha nga foltorja e Kuvendit: Kthimi im është fitore ndaj atyre të cilët dëshironin ta eliminojnë opozitën

Berisha nga foltorja e Kuvendit: Kthimi im është fitore ndaj atyre të cilët dëshironin ta eliminojnë opozitën

Tiranë, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Lideri i demokratëve shqiptarë opozitarë, Sali Berisha, sot në mënyrë triumfale u kthye në Parlament, pasi që në fund të muajit të kaluar iu hoq masa e "arrestit shtëpiak", e shqiptuar më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Para se të hynte në Parlament, ai shkurtimisht deklaroi "Berisha futet, metamorfoza del".

Nga foltorja e Parlamentit, ndërkaq akuzoi se "para 11 muajve ka pasur tentim për ta varrosur demokracinë".

"Para 11 muajve më 21 dhjetor 2023, Rama mendonte se do ta përmbushë ëndrrën për të mos e parë më Sali Berishën në këtë sallë, ëndrrën për Shqipëri pa opozitë, me vendim të sjellur për 5 minuta me pasion të madh dhe histeri. Shumica prej jush atë ditë tentuan t'i varrosnin demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri. Ju votuat për marrje të imunitetit të deputetit për Sali berishën, duke e mohuar të drejtën e fjalës", tha Berisha nga foltorja.

Në mbledhje plenare, në të cilën në rend dite është Propozim-buxheti për vitin 2025, dhe deputetët duhet të miratojnë nen pas neni të tij, Berisha propozoi disa amandamente, por të njejtat nuk u mbështetën.

Projekt-buxheti, pas debatit 48-orësh, parimisht u miratua më 19 nëntor me 75 vota "për", 40 "kundër", përderisa në votim nuk morën pjesë 22 deputetë të pranishëm në sallë.

Buxheti është projektuar më 8,2 miliardë euro dhe historikisht është më i larti deri më tani. ab/

fotо: Berisha FB

QËNDRONI TË LIDHUR