• e enjte, 26 dhjetor 2024

Berisha: Nëse duan të funksionojë parlamenti, PS të respektojë të drejtat e opozitës, Rama është i tmerruar

Berisha: Nëse duan të funksionojë parlamenti, PS të respektojë të drejtat e opozitës, Rama është i tmerruar

Tiranë, 31 tetor 2023 (MIA) - Ish kryeministri shqiptar dhe udhëheqës aktual i krahut më të shumtë të Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha, paralajmëroi deputetët e shumicës se duhet të vendosin të respektojnë të drejtat e opozitës në parlament, nëse duan funksionimin e parlamentit. 

Mesazhi vjen pas kaosit të djeshëm që ndodhi në sallën e Kuvendit, kur 45 nga gjithsej 59 deputetë të opozitës bllokuan për të dytën herë radhazi punën e parlamentit dhe nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare.

Dje ka pasur edhe një përleshje fizike mes deputetëve, për shkak të së cilës ka ndërhyrë Garda Kombëtare.

"Pse po bllokojmë parlamentin? Deputetët e shumicës duhet të vendosin të respektojnë të drejtat e opozitës në parlament nëse duan që parlamenti të funksionojë. Është kaq e thjeshtë. Rama është tmerruar këto ditë, është në panik. Nëse e shikoni, ai lëviz me batalion policie dhe ushtarësh pas tij. Por kjo është punë e tij, nuk më intereson se çfarë ka. Mua më intereson që jemi të vendosur, absolutisht deputetët e opozitës janë të vendosur të shkojnë në ekstrem për të rifituar të drejtat e tyre kushtetuese", tha Berisha pasditen e sotme.

Berisha ende nuk e hedh poshtë, siç tha, "masën e grevës së urisë në parlament". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR