• e enjte, 26 dhjetor 2024

Berisha në protestë para Gjykatës së Lartë: Protestat fillojnë në çdo kënd, sot fillon kapitulli i ri

Berisha në protestë para Gjykatës së Lartë: Protestat fillojnë në çdo kënd, sot fillon kapitulli i ri

Tiranë, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Opozita shqiptare e udhëhequr nga Sali Berisha ka mbajtur një protestë para Gjykatës së Lartë, e cila sot vendos se kujt i përket vula partiake.

Mbështetësit e Berishës, të cilët sot ishin në numër më të vogël se protestat e mëparshme, nga para gjykata u ndalën pak para selisë së socialistëve në pushtet, më pas janë drejtuar drejt selisë së PD-së, nga ku ai porositi se "një kapitull i ri fillon sot dhe se protestat tani do të përhapen në çdo pëllëmbë të tokës".

"Nga sot kemi hapur një faqe të re në betejën tonë të pakthyeshme kundër diktaturës. Sot nisëm protestën kundër institucioneve të kthyera në armë të diktaturës. Protestat nisin në çdo pëllëmbë, sot nis një kapitull i ri. Kjo protestë, e para pas 32 vitesh pluralizëm para Gjykatës së Lartë, e cila me qëndrimet e saj shënoi tradhtinë e lartë kombëtare të së drejtës, shënon vetëm fillimin e luftës sonë. Sot me protestën para selisë së krimit nis beteja kundër kësaj partie, e cila me qëndrimet e saj në krye me Ramën është përgjegjëse për dramën e madhe të shqiptarëve", deklaroi Berisha.

Aktualisht vulën e partisë e përdor Lulzim Basha, të cili edhe iu lejua të merrte pjesë në zgjedhjet lokale në maj të këtij vitit, nën logon e Partisë Demokratike. Ai edhe në regjistrin gjyqësor qëndron si kryetar i partisë. 

Njëkohësisht në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po mbahet seanca e djeshme e shtyrë lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për vendosjen e masave më të rrepta të sigurisë ndaj Berishës. SPAK kërkon arrest shtëpie, vëzhgim 24 orë nga policia dhe ndalim të komunikimit me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët jeton në banesë.

Duket se Berisha nuk do ta pranojë masën për sigurinë që sot pritet Gjykata ta miratojë.

Në pyetjen e gazetarëve gjatë protestët se si ndihet për "protestën e tij të fundit" pasi që pritet të njihet me masën "arrest shtëpie", Berisha u përgjigj: "Kush e thotë këtë", duke shtuar se po gjykohet pa asnjë provë. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR