• e premte, 27 dhjetor 2024

Berisha: Ky është një referendum i shpresës për çdo shqiptar, SHBA-ja është një vend që e admiroj

Berisha: Ky është një referendum i shpresës për çdo shqiptar, SHBA-ja është një vend që e admiroj
Tiranë, 18 dhjetor 2021 (MIA) - Lideri historik i demokratëve opozitarë, Sali Berisha, pasi e realizoi të drejtën e votës në referendumin që ai e organizoi për shkarkimin e liderit aktual Lulzim Bashën, tha se "ky është një referendum i shpresës dhe lirisë", që do ta çlirojë partinë nga presidenti i cili e mban peng. "Siç pritej votova për shkarkimin e Bashës. Tani çdo shqiptar duhet të krahasojë dy botë, liri dhe autokraci. Duke përkujtuar në këtë kontrast të madh, përkujtojmë se ky është një referendum i shpresës për çdo shqiptar", tha ai. Berisha votoi në vendvotimin në objektin e hotelerisë "Bar Amerika", në afërsi të Ambasadës amerikane. Në pyetjen e gazetarëve nëse votimi në "Bar Amerika" është provokim për SHBA-në, ai u përgjigj: "Aq sa do të jetë Amerika provokim. Është një vend që unë admiroj. Po të marrësh në një aspekt tjetër, nga ky Bar i vogël këtu i dërgohet një mesazh forcave konservatore në Europë e SHBA, anëtarësia po ushtron votën e saj të lirë, kundër një kryetari që u mor peng e pësoi metamorfozën më fatale që nuk e gjen as në romanet e Kafkës.” u shpreh Berisha. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR