• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berisha konsideron se vendimi i autoriteteve britanike të jetë “persona non grata” është turp diplomatik

Berisha konsideron se vendimi i autoriteteve britanike të jetë “persona non grata” është turp diplomatik

Tiranë, 17 qershor 2024 (MIA)- Lënia në fuqi e non-gratës britanike nuk u prit mirë nga Sali Berisha ku nga arresti shtëpiak e cilësoi procesin e ndjekur nga Komisioni special i apeleve dhe emigracionit ne Londër si të pabazuar në prova dhe të ndikuar politikisht me qëllim goditjen e opozitës.

“Rastet e paraqitura duken qartë se janë përpjekje për të ndaluar opozitën të sfidojë pushtetin e korruptuar, që eksporton krim të organizuar, por që pranon të marrë refugjate sipas dëshirës së kërkueseve/lobuesve. Kjo provon qartë se, jo vetëm SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundërshtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj", ka thënë Berisha.

I vënë nën akuzë për korrupsion nga Briania e Madhe, Sali  Berisha i cili nga gjykata shqiptare u zyrtarizua si lideri i opozitës  është i bindur se pas përjashtimit të provave të mbrojtësve të tij ligjor fshihet ambasadorit britanik në Tiranë Alastair King, ndërsa pjesë të skemës bëri edhe Lulzim Bashën.

Kjo vetëm sepse ambasadori ka marrë të gatshme shprehjet e Lulzim Bashës. Theksoj se ky përjashtim i qëllimshëm i provave vjen pasi ambasadorit Alastair King Smit i dështuan provat e paraqitura ndaj meje në Home Ofiçe, duke e detyruar të kalonte nga zyra në zyrë në Tiranë duke kërkuar prova tjera dhe duke u shprehur në konfidencë se në e përjashtuam Berishën, por na duhen prova se ai na ka paditur, ka thënë Berisha, transmeton Top Çanell.

Në reagimin e tij nga banesa, Sali Berisha rendit 5 akuzat e Britanisë së Madhe në adresë të tij duke i hedhur poshtë, një nga një si shpifje, të bazuara në deklarata te rreme, duke nisur nga skemat piramidale te 97 tek lidhjet me krimin e organizuar dhe ndikimin  e tij për pasurimin e biznesmenit Damir Fazliç apo edhe pretendimet se vajza e tij Argita ka përfituar nga investimi 100 mln euro i biznesmenit Ansar.

Foto: FB e Berishës 

 

QËNDRONI TË LIDHUR