• e enjte, 26 dhjetor 2024

Berisha: Akuzat kundër meje dhe familjes sime janë të pabaza, goditje të ulëta të Ramës që të ndalet rezistenca e opozitës

Berisha: Akuzat kundër meje dhe familjes sime janë të pabaza, goditje të ulëta të Ramës që të ndalet rezistenca e opozitës

Tiranë, 22 tetor 2023 (MIA) - Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mbrëmë vonë mbajti konferencë urgjente për media në lidhje me shqiptimin e masave të sigurisë për të dhe arestimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Berisha tha se akuzat kundër tij dhe familjes së tij janë të pabaza dhe se ato janë goditje të ulëta të kryeministrit Edi Rama që të ndërpritet rezistenca e opozitës. 

"Rama ka hyrë në agoninë e tij politike! Ai, i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera McGonigal, afera e djegësve, afera e sterilizatorëve, afera e Portit të Durrësit, afera e Butrintit", akuzoi ai, duke treguar edhe për tenderë të fituar jashtëligjshëm nga anëtarë të familjes Rama. 

Shtoi se që të akuzohet Sali Berisha për "larje parash" duhet të jesh i "pafytyrë", sepse pasuria e tij është transparente.

"Akuzat janë thjesht politike. Sali Berisha është gati të bëjë gjithçka për kauzën e tij. Kjo betejë është pjesë e kauzës sime. Rama tregoi se vendosi diktaturën. Të akuzosh Sali Berishën për pastrim parash, duhet të jesh i pafytyrë. Ata që thonë gjëra të tilla nuk kanë as fytarë dhe as karakter. Ka vetëm një të vërtetë në këtë çështje, ajo është se Meltazi është dhëndri im", shtoi Berisha.

Në pyetjen e gazetarëve se a frikohet nga burgu ai ishte kategorik: Jam i i gatshëm për gjithçka, do të qëndroj me gjithë forcën. 

Në selinë e Partisë Demokratike mbërritën një numër i madh i deputetëve dhe bashkëpartiakëve që t'i shprehin mbështetje. 

Me urdhër të Prokurorisë Speciale për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Maltezi ishte arrestuar mbrëmë në aeroportin në Tiranë dhe sipas paralajmërimeve sot do të gjendet para gjykatës. 

Berishës i është caktuar masa "detyrim paraqitje" dhe i ishte marrë pasaporta. 

Akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në lidhje me privatizimin e ish klubit sportiv "Partizani". fc/

Fotografia: Fejsbuku i Berishës

 

QËNDRONI TË LIDHUR