• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit, ka munguar me arsye

Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit, ka munguar me arsye

Tiranë, 26 qershor 2024 (MIA) - Ish kryeministrit shqiptar dhe ish shefi i shtetit, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpiak nuk i përfundon mandati i deputetit, sepse ka munguar me arsye, deklaroi kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla.

Ajo theksoi se Berisha mungon në Parlament tashmë gjashtë muaj, por me arsye, prandaj nuk i merret mandati".

Berishës, i cili nga 30 dhjetori i vitit të kaluar është në arrest shtëpiak, pasi ishte akuzuar për korrupsion, muajin e kaluar i është ndërprerë e drejta e pagës, ndërsa më parë edhe të gjitha shtesat që i merrnin deputetët.

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit para shqiptimit të masës, më 21 dhjetor, Parlamenti ia mori imunitetin e deputetit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR