• e shtunë, 23 nëntor 2024

Berboku mbërriti në Kiev

Berboku mbërriti në Kiev

 Kiev, 4 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok, sot mbërriti në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, për një vizitë e cila paraprakisht nuk ishte paralajmëruar për arsye sigurie.

 Ministrja gjermane siguroi Ukrainën për mbështetjen e vazhdueshme në prag  të dimrit të tretë të luftës dhe sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturë.

"Gjermania, së bashku me shumë partnerë në mbarë botën, qëndron fort në anën e Ukrainës. Do t'i mbështesim ukrainasit derisa u duhemi që të munden ta ndjekin rrugën e tyre drejt një paqeje të drejtë", tha Berboku.

 Ministrja mbërriti në kryeqytetin e Ukrainës mëngjesin e sotëm me një tren special. Ky është udhëtimi i tetë i Berbokut në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR