• e premte, 27 dhjetor 2024

Berbok: Udhëtimi duhej të anulohet për shkak të një problemi mekanik me aeroplanin qeveritar

Berbok: Udhëtimi duhej të anulohet për shkak të një problemi mekanik me aeroplanin qeveritar

Berlin, 15 gusht 2023 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Analena Berbok sot deklaroi se udhëtimi i saj i planifikuar njëjavor në rajonin Indo-Paqësor është dashur të anulohet për shkak të problemeve mekanike me aeroplanin qeveritar.

 Berbok në platformën “X”, më parë e njohur si Tuiter, ka shkruar se e ka pasur të pamundur të vazhdojë udhëtimin për shkak të defektit të aeroplanit.

 "Aeroplani dje dy herë ka tentuar të ngrihet nga Abu Dabi, por është detyruar të kthehet për arsye sigurie për shkak të një defekti teknik, ka shkruar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane në platformën “X”.

 Berboku duhej të udhëtonte në Australi, Zelandën e Re dhe Fixhi. Ajo, gjithashtu, duhej të anulonte udhëtimin për t'u takuar kolegun britanik Xhejms  Kleverli vitin e kaluar për shkak të motit të keq.

 Ish-kancelarja gjermane Angela Merkeli e lëshoi hapjen e samitit të G-20 në Argjentinë në vitin 2018, për shkak të një defekti serioz  të aeroplanit qeveritar që e detyroi në një ulje të paplanifikuar.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR