• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berbok u bëri thirrje Turqisë dhe Izraelit të mos e rrezikojnë tranzicionin në Siri

Berbok u bëri thirrje Turqisë dhe Izraelit të mos e rrezikojnë tranzicionin në Siri

Berlin, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, sot u bëri thirrje Izraelit dhe Turqisë të mos e rrezikojnë tranzicionin e qetë në Siri pas rrëzimit të presidentit Bashar al Asad, lajmëruan mediumet franceze.

"Nuk guxojmë të lejojmë që procesi i dialogut të brendshëm sirian të minohet nga jashtë", tha Berbok në konferencën prë shtyp në Berlin.

Berbok shtoi se "fqinjët, si Turqia dhe Izraeli, të cilat i konfirmojnë interesat e veta të sigurisë, nuk guxojnë ta rrezikojnë rpcesin".

Nga rënia e Asadit, izraeli sulmoi lokacione të shumta ushtarake në Siri, nga depot për armë drejt anijeve, theksoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, që e ndoqi luftën qytetare në vend.

Izraeli, gjithashtu, dërgoi ushtarë në zonën tampon e patrulluar nga forcat e KB-së në lindje të Rrafshnaltës së Golanit, të okupuar në luftën e vitit 1967 dhe më vonë e anektuar.

Turqia, ndërkaq është e shqetësuar se separatistët kurdë mund ta shfrytëzojnë përparësinë nga rrëzimi i Asadit dhe të tentojnë ta zgjerojnë ndikimin e vet në Siri, ku domunojnë në rajon të madh në verilindje prej vitit 2012.

Ankaraja i konsideron forcat kurde, posaçërisht grupin militant JPG, për vazhdimin e ndalesës së Partisë punëtore kurde (PKK), e cila zhvillon kryengritje të prëgjakshme kundër shtetit turk prej vitit 1984.

Pasi që Asad iku nga vendi, grupet e mbështetura nga Turqia filluan ofenzivë në Sirinë veriore.

Mediumet franceze kumtuan se forcat e kryesuara nga kurdët në pjesën verilindore të vendit sot arritën armëpushim me luftëtarët e mbështetur nga Turqia në Manxhib, qytet me popullatë shumicë arabe, ndërkaq ishte vatër e luftimeve të ashpra. Ndërprerja e zjarrit u arrit falë ndërmjetësimit të SHBA-së.

Berbok sot tha se në Siri po shkruhet kapitull i ri, duke shtuar se "epilogu nga revolucioni nuk është i sigurt".

"Tani duhet të synojmë të promovojmë ngjarje pozitive në Siri dhe t'i parandalojmë ndikimet negative", tha ministrja gjermane, duke sqaruar se kjo do të thotë se nevojitet dialog të zhvilluar nga Siria, mbështetur nga evropianët dhe gjermanët.

"Nuk guxon të lejohet që Siria të bëhet vegël në duart e forcave të huaja", deklaroi shefja e diplomacisë gjermane. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR