• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berbok shfaqi habitje nga komentet e papa Françeskut për luftën në Ukrainë

Berbok shfaqi habitje nga komentet e papa Françeskut për luftën në Ukrainë

Berlin, 11 mars 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok reagoi habitshëm ndaj thirrjes së papa Françeskut drejtuar ukrainës për të filluar negociata paqësore me Rusinë, lajmëroi DPA.

"Me të vërtetë pyes veten se çka mendonte", tha Berbok mbrëmë në intervistë për televizionin gjerman publik ARD.

"Nuk e kuptoj", shtoi ajo.

Berbok përkujtoi se me sytë e saj e ka parë shkatërrimin e shkatërruar nga invazioni rus, përfshirë edhe pasojat nga sulmi në kopsht dhe i theksoi rastet e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas nga ana e Rusisë.

"Pyes veten: Ku është Papa? Papa duhet të dijë për këtë", shtoi ajo.

Berbok tha se bota duhet të ketë guxim për ta mbështetur popullin ukrainas dhe të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar të mbrohet.

"Kur të shihni se jeni mposhtur, se gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të keni guxim të negocioni", tha papa Françesku në intervistë për televizionin publik zviceran.

Komentet e papës lidhur me luftën në Ukrainë morën jehonë të madhe në opinion dhe u kritikuan ashpër.

Papa Françesku në intervistë tha edhe se "më i fuqishëm është ai i cili e vlerëson situatën, mendon për popullin dhe ka guxim ta ngritë flamurin e bardhë dhe të negociojë". ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR