• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berbok: Qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar ndaj reformave të cilat do ta sjellin në BE

Berbok: Qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar ndaj reformave të cilat do ta sjellin   në BE

 Podgoricë, 4 mars 2024 (MIA) - Qeveria e Malit të Zi ka treguar qartë se është e përkushtuar që të punojë në reformat që do të çojnë në Bashkimin Evropian, deklaroi sot në Podgoricë ministrja gjermane e Punëve të  Jashtme, Analena Berbok.

Pas bisedimeve me funksionarët   më të lartë malazezë   tha se "deri në verë të këtij viti duhet të arrihen kushte të përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 (sundimi i ligjit) dhe vlerësoi se është "një sinjal i fortë për ata që duan të ngadalësojnë atë rrugë".

"Projekti evropian është garantuesi i lirisë, demokracisë dhe sundimit të së drejtës.  Duam të përfitojmë nga dinamika e re dhe të ecim krah për krah me Malin e Zi drejt BE-së. BE-ja e ardhshme duhet t'i forcojë strukturat e saj dhe ta reformojë procesin e saj të vendimmarrjes", tha Berbok. 

 Ministrja gjermane theksoi se zgjerimi i BE-së është imperativ, veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës.

 "Sigurimi ynë i jetës" është anëtarësimi në NATO dhe BE, dhe për ne është e rëndësishme që Mali i Zi t’i ketë të dyja "sigurimet e jetës". Po punojmë intensivisht dhe po e forcojmë atë rrugë", deklaroi Berbok.

 Duke u përgjigjur në pyetjen për "ndikimet malinje ruse", ajo tha se "ka nga ata që duan të dobësojnë shtetin liberal".

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Filip Ivanoviq, në konferencën e përbashkët për shtyp tha se Mali i Zi "i vlerëson dhe i ndjek me kujdes  qëndrimet e partnerëve dhe miqve evropianë". 

"Konsiderojmë se procesi i zgjerimit është real dhe i realizueshëm dhe prandaj vendosëm që të gjitha kapacitetet t'i vëmë në shërbim të integrimit evropian të Malit të Zi. Ky është qëllimi ynë kryesor", tha Ivanoviq.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR