• e enjte, 26 dhjetor 2024

Berbok paralajmëroi të mos spekulohet rreth vdekjes së Prigozhinit

Berbok paralajmëroi të mos spekulohet rreth vdekjes së Prigozhinit

Berlin, 24 gusht 2023 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok paralajmëroi të mos spekulohet me fatkeqësinë ajrore në të cilën, sipas autoriteteve ruse, jetën e humbi Evgenij Prigozhin, lajmëroi DPA.

Rregullatori rus për aviacion civil Rosavijasija kumtoi se në listën e 10 personave në aeriplanin e rrëzuar është edhe emri i liderit të kompanisë private ushtarake "Vagner".

Edhe përkundër kësaj, as Rosavijacija, as cili do burim tjetër zyrtar nga Federata ruse, pa dyshim nuk ka thënës e Prigozhini e ka humbur jetën.

"Nuk duhet të përshpejtoni me konkludime", deklaroi Berbok për radion "Deutschlandfunk".

Si përgjigje në pyetjen për të ardhmen e grupit "Vagner", Berbok tha se druan që "Rusia do ta vazhdojë lojën e saj cinike me apo pa grupin 'Vagner', dhe atë jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Afrikë".

"Prigozhin dhe Vagner janë prëgjegjës për veprat e tmerrshme kundër popullit ukrainas", shtoi shefja e diplomacisë gjermane.

Aeroplani me shtatë udhëtarë dhe tre anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në afërsi të fshatit Kuzhenkino në rajonin Tver, rreth 300 kilometra në veriperëndim të Moskës, sqaroi DPA.

Incidenti mbetet i mbuluar me mister edhe i nxiti spekulimet për shkakun e vdekjes së prëfolur të Prigozhinit, i cili ishte kritik i hapur i funksionarëve të lartë rusë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, vëren DPA.

Televizioni pro-Kremlinit, "Cargrad", duke iu referuar burimeve të veta, kumtoi se trupi i Prigozhinit tashmë është identifikuar, por analiza e ADN-së akoma nuk është gati. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR