• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berboku ofron ndihmën gjermane për të shkatërruar armët kimike siriane

Berboku ofron ndihmën gjermane për të shkatërruar armët kimike siriane

Berlin, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok deklaroi se vendi i saj do të rrisë praninë në Siri për të shkatërruar arsenalin e armëve kimike të lënë pas rrëzimit së fundit të presidentit Bashar al-Asad.

"Tani e kemi shansin njëherë e përgjithmonë ta shpëtojmë botën nga armët kimike të Al Asadit", tha Berboku, duke ofruar ndihmën gjermane për heqjen dhe shkatërrimin e armëve, proces që më parë e ka ndihmuar në Siri, raportoi DPA.

"Armët që ekzistojnë ende duhet të vihen nën mbikëqyrjen ndërkombëtare sa më shpejt që të jetë e mundur", tha ajo pas mbledhjes së Qeverisë në Berlin.

Berbok njoftoi gjithashtu emërimin e Tobias Lindner, zyrtar të lartë në ministrinë e saj, si koordinator special i Gjermanisë për Sirinë.

Gjermania, gjithashtu, duhet të sigurojë 8 milionë euro (8,4 milion dollarë) në pakon fillestare të ndihmës humanitare për Sirinë për të ndihmuar në stabilizimin e vendit, njoftoi Berboku.

 Çmimet e ushqimeve në Siri janë rritur në mënyr drastike për shkak të përbysjes së qeverisë së Al Asadit, i cili ka ikur nga Damasku në Moskë pasi forcat rrebele e morën vendin. Duke vënë në dukje se vetëm çmimi i bukës është rritur me 900 për qind në ditët e fundit, Berboku tha se nevojitet më shumë ndihmë për të arritur tek popullsia vendase. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR