• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Berbok me reagim të ashpër ndaj Lavrovit për thirrjen për rrëzimin e qeverisë ukrainase

Berbok me reagim të ashpër ndaj Lavrovit për thirrjen për rrëzimin e qeverisë ukrainase
Berlin, 26 korrik 2022 (MIA) – Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, sot kritikoi ashpër thirrjen e homologut të saj rus, ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov për rrëzimin e qeverisë në Ukrainë. "Sërish u shfaq mospërfillja e fortë e udhëheqjes ruse ndaj përkushtimit demokratik të Ukrainës", tha Berboku në Pragë. "Askush më nuk mund të pretendojë se Rusia po mendon për asgjë tjetër përveç nënshtrimit të plotë të Ukrainës dhe popullit të saj," shtoi ajo. Lavrovi pardje në Kajro për herë të parë shumë hapur deklaroi se Rusia ka për qëllim ta rrëzojë qeverinë e Ukrainës. "Në çdo rast, do t'i ndihmojmë popullit ukrainas që të lirohet  nga regjimi i cili është absolutisht antipopullor  dhe antihistorik", tha Lavrovi, duke shtuar se populli rus dhe ukrainas do të jetojnë së bashku. Berboku në Pragë u takua me kolegen e saj Jana Lipevski. Të dyja biseduan diplomatikisht për planet për shkëmbimin gjermano-çeke për dërgimin e armëve në Ukrainë, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër zjarreve pyjore në Parkun Kombëtar "Zvicra Çeke. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR