• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berbok: Mbështetja për Ukrainën nuk është e qartë për shumë gjermanë

Berbok: Mbështetja për Ukrainën nuk është e qartë për shumë gjermanë

Berlin, 18 shtator 2023 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok në një intervistë për Blumberg pranoi se arsyet pse Berlini duhet të mbështesë Ukrainën nuk janë të qarta për shumë gjermanë.

"Shumë njerëz në SHBA e parashtrojnë pyetjen; "Ukraina është mjaft larg nesh, pse është e rëndësishme për ne?" Kjo nuk vlen vetëm për SHBA-në, por edhe për ne këtu në Gjermani. Europa ka nevojë për mbështetjen e "miqve dhe kolegëve" amerikanë më shumë se kurrë", tha kreu i diplomacisë gjermane.

Sipas saj, është e nevojshme t'i tregohet botës se aleatët do të qëndrojnë pranë Ukrainës "për aq kohë sa të jetë e nevojshme".

Më herët, kreu i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Boris Pistorius, theksoi se Berlini tashmë i ka ofruar Kievit ndihma të mëdha ushtarake. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR