• e enjte, 26 dhjetor 2024

Berbok kërkon nga asambleja e KB-së të "bashkohen për paqe" në Ukrainë

Berbok kërkon nga asambleja e KB-së të

Nju-Jork, 23 shkurt 2023 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të jashtme, Analena Berbok i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dërgojë sinjal të qartë për fund të luftës pothuajse një vit pas fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës.

"Sot secili prej nesh duhet të zgjedhë: Të qëndrojë i izoluar me shtypësin - apo të bashkohet për paqe", tha ajo gjatë fjalimit të saj në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Berbok e mbajti fjalimin e saj me kërkesë të Ukrainës si folësja e fundit e rregullt para votimit të rezolutës, Votimi konsiderohet si test global i ndjenjave për luftën e Moskës në vendin fqinj, transmeton DPA.

Plani për paqe është projektuar në kartën e KB-së, vazhdoi Berbok: "Secili prej nesh këtu sot ka mundësi të kontribuojë për këtë plan paqësor. Me atë që do t'i thotë agresorit të ndalojë".

"Nuk është paqe nëse agresori viktimës së vet thjeshtë i thotë të heqë dorë", vazhdoi Berbok. Dhe nuk është paqe kur agresori shpërblehet për 'dhunën e vet të pamëshirshme'", shtoi ajo.

Rezoluta e Asamblesë së përgjithshme të KB-së e përmban kërkesën për paqe dhe tërheqje të Moskës. Projekti rezoluta konfirmon numër të madh të pozitave paraprakisht të miratuara të trupit ndërkombëtar, siç është integriteti territorial i Ukrainës. ab/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR