• e shtunë, 23 nëntor 2024

Berbok kërkon "mburojë mbrojtëse" për Ukrainën në dimër

Berbok kërkon

Kiev, 2 tetor 2023 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok sot e përsëriti thirrjen e saj për "mburojë mbrojtëse" për Ukrainën para dimrit paraprak, pasi mbërriti në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Kiev.

"Kjo do të përfshinte zgjerim të mbrojtjes ajrore, furnizim me gjeneratorë të energjisë elektrike dhe fuqizim të furnizimit me energji në tërësi. Dimrin e kaluar e pamë mënyrën brutale në të cilën presidenti rus (Vladimir Putin) e zhvillon këtë luftë me sulm të qëllimshëm të elektrocentraleve", deklaroi Berbok.

Ministrja tha se Putini gjithashtu shpreson se do të shkaktojë kolaps të furnizimit me ujë në këtë mënyrë në temperatura prej 20 gradë nën zeron. 

"Duhet ta parandalojmë këtë sa të jetë e mundur, me gjithçka që kemi", shtoi Berbok.

Gjermania tashmë i siguroi Ukrainës mbështetje të madhe, duke përfshirë edhe sisteme për mbrojtje kundërajrore si Iris - T dhe Patriot. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR