• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berbok: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga dhuna e Hamasit dhe terrori raketor i Iranit dhe Hezbollahut

Berbok: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga dhuna e Hamasit dhe terrori raketor i Iranit dhe Hezbollahut

Berlin, 6 tetor 2024 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, e quajti sulmin e lëvizjes palestineze Hamas ndaj Izraelit moment kyç edhe në historinë hebraike edhe në atë gjermane, ndërkaq, gjithashtu, deklaroi se turpërohet nga sulmet antisemite që po ndodhin në rrugët e Gjermanisë, lajmëroi DPA.

Në tekstion autorial për edicionine  sotëm të gazetës "Bild am Sontag" minsitrja gjermane e Punëve të jashtme shkroi se masakra e 7 tetorit të vitit 2023 nga ana e Hamasit i ndau kohët, edhe për hebrenjtë edhe për gjermanët, në "para dhe pas".

Ajo shprehi shqetësim që prej atëherë hebrenjtë, përfshirëe dhe në Gjermani, ndjehen gjithnjë e më pak të sigurt dhe se sulmet antisemite janë shtuar, ndërkaq sulmi raketor iranian i kësaj jave ndaj Izraelit festohet në rrugët gjermane.

"Ne e kundërshtojmë këtë me tërë fuqinë e ligjit", theksoi Berbok.

Shefja e diplomacisë shtoi se siguria e Izraelit është pjesë e interesave nacionale të Gjermanisë.

"Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga dhuna e Hamasit, si dhe nga terrori raketor i Iranit dhe Hezbollahut", shtoi ajo. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR