• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berbok i ka bërë thirrje Izraelit që t'i hapë të gjitha vendkalimet kufitare drejt Gazës për dërgesë të ndihmës humanitare

Berbok i ka bërë thirrje Izraelit që t'i hapë të gjitha vendkalimet kufitare drejt Gazës për dërgesë të ndihmës humanitare

Berlin, 11 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Analena Berbok i ka bërë thirrje Izraelit që t'i hapë të gjitha vendkalimet kufitare në Rripin e Gazës që të lejojë ndihma të vijë në Gazë, duke paralajmëruar se ndihma për enklavën bregdetare palestineze është në nivel rekord të ulët, njoftoi DPA.

"Asnjëherë në 12 muajt e fundit nuk ka pasur aq ndihmë të vogël në Rripi e Gazës si tani", tha shefja e diplomacisë gjermane.

Ajo shtoi se Izraeli vazhdimisht ka dhënë premtime lidhur me këtë, por pastaj "nuk i ka plotësuar".

"Qeveria izraelite duhet të lejojë të dërgohet ndihmë më e madhe deri te popullata e vuajtur civile në Rripin e Gazës, 'pa pretekst'. Një pjesën e madhe prej mbi dy milionë (banorë të Rripit të Gazës) vuajnë nga kequshqyerja akute dhe jetojnë në kushte të paimagjinueshme. Askund në vend tjetër në botë nuk ka aq fëmijë me gjymtyrë të amputuar në hapësirë aq të vogël. Pjesë të mëdha rë Gazës janë djerrinë absolute", tha ajo.

Berbok shtoi se me afrimin e dimrit, nuk ka asgjë më urgjente se lirimi i pengjëve në Rripin e Gazës nga ana grupit të armatosur palestinez Hamas dhe dërgesa e ndihmës së nevojshme urgjente për popullatën civile, si ushqimi, uji, ilaçet, prodhimet për higjienë dhe tendat.

"Që të ndodhë kjo, të gjitha vendkalimet në Gazë duhet të hapen për ndihmë humanitare", potencoi Berbok. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR