• e enjte, 18 korrik 2024

Berbok: Grusht shteti i dështuar tregon se Putini po shkatërron Rusinë

Berbok: Grusht shteti i dështuar tregon se Putini po shkatërron Rusinë

Kejptaun, 27 qershor 2023 (MIA) - Grusht shteti i dështuar në Rusi gjatë fundjavës tregon se presidenti Vladimir Putin po shkatërron vendin e tij, tha Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbok në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e saj afrikano-jugor Neledi Pandor.

Shefja e diplomacisë afrikano-jugore theksoi se përpjekja për grusht shtet në Rusi nuk do të ndikojë në përpjekjet e vendeve afrikane për të ndërmjetësuar mes Moskës dhe Kievit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti i RAJ Siril Ramafosa dhe udhëheqës të tjerë afrikanë vizituan Rusinë dhe Ukrainën. Pandor njoftoi takime të ngjashme në javët e ardhshme.

Gjermania dhe Republika e Afrikës së Jugut duan të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh pavarësisht dallimeve në raport me Rusinë, pra qëndrimit neutral të Kejptaunit.

Pandor tha se marrëdhëniet midis Republikës së Afrikës së Jugut dhe Gjermanisë janë një "partneritet strategjik shumë i rëndësishëm" dhe se të dy vendet bashkëpunojnë në sferën e ekonomisë dhe turizmit, si dhe në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në trajtimin e pasojave të pandemisë Kovid-19. sa/

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR