• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berbok: Forma e re e mbështetjes amerikane për Ukrainën nuk paraqet ndryshim të strategjisë së Perëndimit

Berbok: Forma e re e mbështetjes amerikane për Ukrainën nuk paraqet ndryshim të strategjisë së Perëndimit

Bruksel, 18 nëntor 2024 (MIA) - SHBA-ja solli vendim të rëndësishëm lidhur me mbështetjen ushtarake të Ukrainës, deklaroi sot shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, duke cekur se ky nuk është ndryshim i strategjisë së Perëndimit.

Administrata e presidentit Xhozef Bajden e lejoi Ukrainën të përdorë armë të prodhimit amerikan për sulme thellë në territorin rus, konfirmuan për agjencinë Rojters dy zyrtarë anonim amerikanë të njoftuar me vendimin.

"Dëshiroj të theksoj se ky vendim i palës amerikane nuk paraqet ndryshim të strategjisë së perëndimit, por intensifikim i asaj që tashmë është dërguar nga partnerët e tjerë. Ky vendim është jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë moment", tha Berbok në bruksel, para takimti të ministrave të jashtëm të BE-së.

Shefja e diplomacisë gjermane u dërgoi paralajmërim aleatëve të presdientit rus, Vlladimir Putin, duke thënë se BE-ja po përgatitë sanksione tër eja kundër Iranit, si dhe po e shqyrton çështjen e mbështetjes kineze lidhur me fluturaket pa pilot që i dërgohen Rusisë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR