• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berbok e akuzoi Rusinë për "lojë cinike"

Berbok e akuzoi Rusinë për

Valeta, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok gjatë arritjes në Maltë për mbledhjen e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE) e ka akuzuar Rusinë se po luan "lojë cinike", raporton DPA. 

"Ashtu si Rusia përdor bomba dhe dronë për të sulmuar paqen dhe sigurinë në Evropë, (presidenti rus Vlladimir) Putin dëshiron të njëjtën ta bëjë edhe me OSBE-në", deklaroi Berbok para fillimit të mbledhjes dyditore të Këshillit të ministrave të organizatës. 

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, gjithashtu ka marrë pjesë në mbledhje, por u largua menjëherë pas fjalimit.

Berbok shtoi se OSBE-ja vazhdon të jetë pjesë kyçe e garantimit të paqes, lirisë dhe sigurisë në Evropë. 

"Nuk do ta lejojmë Putinin të hedhë në erë paqen tonë të përbashkët, ta kthejë atë në pluhur dhe hi, as nuk do të lejojmë Rusinë të luajë lojën e saj cinike këtu pa reaguar", tha Berbok, duke hedhur poshtë pretendimet se izolimi i Rusisë është lehtësuar pas një telefonate midis Putinit dhe kancelarit gjerman Olaf Sholc.

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të kundërshtojë "lojën hibride të luftës" të Rusisë, shton ajo. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR