• e martë, 24 dhjetor 2024

Berbok e akuzoi Kinën se e furnizim me armë Rusinë për luftën në Ukrainën edhe se e kërcënon paqen në Evropë

Berbok e akuzoi Kinën se e furnizim me armë Rusinë për luftën në Ukrainën edhe se e kërcënon paqen në Evropë

Berlin, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok e akuzoi Kinën se i ka dhënë armë Rusisë për luftën kundër Ukrainës dhe se e kërcënon paqen në Evropë dhe Indo-Paqësor. 

"Në vend që të ndërmarrë përgjegjësinë për paqen botërore dhe sigurinë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë së KB-së, Kina kundërshton interesat tona thelbësore evropiane me ndihmën e saj ekonomike dhe ushtarake për Rusinë", tha Berbok në deklaratën para vizitës së saj në Pekin. 

Berbok theksoi se "lufta brutale agresive e Putinit kundër Ukrainës është kërcënim direkt" për paqen. 

"Nëse Koreja e Veriut dërgon ushtarë dhe armë kundër Ukrainës, ndërsa Rusia e mbështetë programin bërthamorë të Phenianit, kjo e kërcënon paqen edhe këtu edhe në Indo-Paqësor", vlerësoi Berbok. 

Berbok, gjithashtu, tha se, si ekonomia më e madhe në Evropë, Gjermania po merret me interesat e saj në të njëjtën mënyrë siç po i mbron interesat e veta. 

"Në politikën ekonomike, klimatike dhe të sigurisë, vlen si në vijim: bashkëpunimi ku të jetë e mundur, pavarësi ku të jetë e nevojshme", tha shefja e diplomacisë gjermane, duke shtuar se Gjermania nuk do ta kthejë kokën kur të tjerët i shkelin të drejtat ndërkombëtare në dëm të industrisë gjermane dhe evropiane. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR