• e martë, 24 dhjetor 2024

Berbok bëri thirrje për pranim të shpejtë në BE të vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor

Berbok bëri thirrje për pranim të shpejtë në BE të vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor

Berlin, 29 prill 2024 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, bëri thirrje për pranim të shpejtë në BE të vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor me rastin e shënimit të 20 vjetorit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me dhjetë vende në vitin 2004, njoftoi DPA.

"'Zonat gri' politike dhe gjeografike në Ballkan apo në pjesën lindore të BE-së janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Nuk mund të lelojmë "zona gri" të tilla, sepse për (presidentin rus Vlladimir) Putin ato janë ftesë për ndërhyrje, për destabilizim", ka shkruar Berbok në teksin e autorit të publikuar me rastin e përvjetorit.

Artikulli, të cilin DPA e pa para publikimit, u shfaq sot në mediat në Lituani, Letoni, Rumani dhe Greqi, vë në dukje agjencia.

Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Malta dhe Qiproja u bashkuan me BE-në më 1 maj të vitit 2004.

"Ne e dimë të paktën që nga (fillimi i) luftës së agresionit rus kundër Ukrainës: zgjerimi i BE-së sonë sot është gjithashtu një domosdoshmëri politike", ka shkruar Berbok.

Ashtu si 20 vjet më parë, miliona evropianë sot shohin shpresë dhe mundësi për t'u bërë qytetarë të BE-së.

"Nuk mund të lejojmë që edhe një gjeneratë e tërë të flakërojë në dhomën e pritjes së BE-së, siç ndodhi në Ballkanin Perëndimor. Nuk duhet të humbasim mundësinë për ta bërë Unionin tonë më të madh dhe më të fortë - dhe për këtë arsye më të sigurt", paralajmëroi ajo.

Ballkani Perëndimor i përfshin Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi.

Brukseli mendon se Mali i Zi është më i përparuari në procesin e anëtarësimit", thekson DPA.

Zgjerimi i BE-së pritet më së shpejti deri në fund të dekadës.

BE ka zhvilluar bisedime për anëtarësim me Malin e Zi që nga viti 2012. Në mars, BE vendosi të nisë negociatat edhe me Bosnjë e Hercegovinën. Megjithatë, konferenca e parë e anëtarësimit do të organizohet vetëm pasi vendi të përmbushë detyrimet e tij për reforma si në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më 1 maj, Berbok planifikon ta festojë 20 vjetorin e anëtarësimit të Polonisë në BE me homologun e saj polak Radosllav Shikorki në Slubicë dhe në qytetin kufitar gjerman Frankfurt në Oder. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR