• e premte, 22 nëntor 2024

Ben Gvir: Lufta është mundësi të inkurajohet migrimi nga Gaza

Ben Gvir: Lufta është mundësi të inkurajohet migrimi nga Gaza

Jerusalem, 1 janar 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir sot shprehu mbështetje për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës jashtë vendit, duke thënë se lufta përfaqëson "mundësi për fokusim të inkurajimit të emigrimit të banorëve" në territorin palestinez. 

Ai tha në një takim të partisë së tij ultra të djathtë Okma Jehudit (Forcat Hebraike) se një politikë e tillë do të lejonte kthimin e banorëve në zonat kufitare të Izraelit dhe të emigrantëve hebrenj në Gazë të evakuuar në vitin 2005, duke e quajtur këtë "zgjidhje korrekte, të drejtë, morale dhe humane".

Disa ligjvënës izraelitë, përfshirë anëtarët e kabinetit, po bëjnë presion për atë që ata thonë se është "zhvendosje vullnetare" e palestinezëve nga Gaza, e cila është refuzuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe bashkësia ndërkombëtare. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR