• e mërkurë, 21 janar 2026

Belgjika tani për tani nuk do të dërgojë ushtarë të saj në Grenlandë

Belgjika tani për tani nuk do të dërgojë ushtarë të saj në Grenlandë

 Bruksel, 15 janar 2026 (MIA) - Ushtarët belgë tani për tani nuk do të dërgohen në Grenlandë, bëri të ditur sot Ministria belge e Mbrojtjes pas paralajmërimit për fillimin e misionit ushtarak evropian në këtë ishull danez.

 "Deri më tani, nuk kemi marrë asnjë kërkesë për pjesëmarrje nga NATO, BE ose në mënyrë bilaterale", theksohet në komunikatën e Ministrisë.

Në të shtohet se nëse një kërkesë e tillë do t'i bëhej Belgjikës, Ministria e Mbrojtjes, së bashku me qeverinë, do të "shqyrtojë se çfarë mund të bëjë".

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR