• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Belgjika po shqyrton aktivizimin e “opsionit bërthamor” kundër Hungarisë

Belgjika po shqyrton aktivizimin e “opsionit bërthamor” kundër Hungarisë

Bruksel, 3 qershor 2024 (MIA) - Ministrja belge e Punëve të Jashtme Haxha Labib, vendi i së cilës është kryesues aktual me BE-në, njoftoi se kryesimi aktual me Unionin planifikon t'u bëjë thirrje vendeve anëtare "të konsiderojnë vazhdimin e procedurës për heqjen e të drejtës së votës Hungarisë", e cila duhet të marrë kryesimin e bllokut nga 1 korriku.

"Kemi një Evropë që po bën përparim të vështirë, ndërkohë që, për fat të keq, disa vende – veçanërisht njëra – po ndërmarrin hapa gjithnjë e më shumë për të bllokuar dhe vënë veton", tha Labib në një intervistë për "Politiko".

Labib ka mbështetur më parë idenë për aktivizimin e procedurës për marrjen e të drejtës së votës të Budapestit sipas nenit 7 të Marrëveshjes për BE-në.

"Mendoj se duhet të kemi guxim të sjellim vendim. Shkojmë menjëherë deri në fund me nenin 7, për ta aktivizuar plotësisht nenin 7, i cili parasheh dhënie fund të drejtës së vetos", deklaroi Labib.

Nisma për aktivizimin e nenit 7 për marrjen e të drejtës së votës të Hungarisë kishte filluan në Parlamentin Evropian që në vitin 2018, por ajo ka ngujuar në procedurat procedurale.

Me këtë dispozitë, e cila ende quhet edhe "opsioni bërthamor" mundësohet që një vendi të caktuar anëtar të BE-së t'i merret e drejta e votës derisa "konsiderohet se ekziston rrezik që ajo t'i shkelë vlerat bazë të bllokut".

Hungaria bllokoi ndihmën për Ukrainën në samitin e BE-së në dhjetor të vitit të kaluar, kështu që në Bruksel ka frikë se gjatë kryesimit gjashtëmujor të Unionit në gjysmën e dytë të vitit, Budapesti mund të vazhdojë të pengojë miratimin e disa vendimeve që lidhen me ndihma ushtarake dhe procesin e negociatave me Kievin apo sanksionet kundër Rusisë.

Sipas saj, nëse funksionon mekanizmi aktual i vendimmarrjes, ai duhet të reformohet. "Kjo është e ardhmja e Bashkimit Evropian, përfundoi Labib.

Për të shmangur një veto të mundshme hungareze, disa shtete anëtare po shqyrtojnë mënyra krijuese për të "anashkaluar Budapestin" në marrjen e vendimeve të rëndësishme, përmes procedurave që nuk kërkojnë konsensus, dhe ka gjithashtu propozime për të "sanksionuar" Hungarinë nga dhe iu dha një " portofol i dobët” në Komisionin e ardhshëm Evropian, pavarësisht dëshirës së vendit për të mbajtur pozicionin e rëndësishëm të komisarit evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë.

Në Parlamentin Evropian u paraqitën ide edhe për marrjen e të drejtës së Hungarisë të kryesojë me BE-në nga 1 korriku, por Belgjika insistonte që Budapesti ta përpunojë "mandatin e tij kryesues".

Nismë për aktivizimin e nenit 7 kishte edhe në lidhje me Poloninë, por KE-ja hoqi dorë nga një ide e tillë pas ndërrimit të pushtetit në Varshavë kah fundi i vitit të kaluar dhe i zhbllokoi mjetet financiare të parashikuara për vendin. Tani Hungaria mbeti anëtarja e vetme e BE-së që mund të përballet me sanksione të tilla. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR