• e enjte, 26 dhjetor 2024

Belgjika fillon trajnimin e pilotëve ukrainas për të operuar me F-16

Belgjika fillon trajnimin e pilotëve ukrainas për të operuar me F-16

Bruksel, 4 janar 2024 (MIA) - Pilotët ushtarakë belgë po nisen për në Danimarkë, ku do të trajnojnë pilotët ukrainas për të operuar me aeroplanët luftarakë F-16, raportojnë mediat vendore, duke cituar Ministrinë belge të Mbrojtjes.

Në Danimarkë është planifikuar të dërgohen dy aeroplanë luftarakë belgë, si dhe gjithsej rreth 50 punonjës të Ministrisë belge të Mbrojtjes. Ushtria ukrainase gjithashtu do të trajnohet për të mirëmbajtur aeroplanët që pritet të përdorë kundër pushtimit rus të vendit të tyre, thuhet në kumtesë.

Belgjika është pjesë e të ashtuquajturit "Koalicioni F-16" i vendeve që do t'i ofrojnë këtë lloj gjuajtësi forcave ukrainase për veprimet e tyre të ardhshme në zmbrapsjen e sulmuesit. Danimarka, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po udhëheqin misionin e përbashkët për të trajnuar pilotët ukrainas. Trajnime do të zhvillohen edhe në Rumani, Britani të Madhe dhe SHBA.

Ukraina pritet të marrë aeroplanë gjuetarë të prodhuar midis viteve 1980 dhe 1990. Deri më tani, gjashtë pilotë ukrainas janë trajnuar për të operuar me F-16, shtohet në publikime. sa/

foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR