• e shtunë, 23 nëntor 2024

Belgjika do të shkatërrojë vaksina kundër Kovidit në vlerë prej mbi 80 milionë euro

Belgjika do të shkatërrojë vaksina kundër Kovidit në vlerë prej mbi 80 milionë euro

Bruksel, 20 korrik 2023 (MIA) - Belgjika do të shkatërrojë 3,5 milionë vaksina kundër Kovidit për 80,2 milionë euro, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Precizohet se kjo është e nevojshme për shkak të skadimit të afatit të vaksinave. 

Sasitë e shkatërruara përbëjnë 6,45 për qind të gjithsej 54,3 milionë dozave të siguruara nga autoritetet. 

Me popullatë prej 11,7 milionë njerëz, kjo nënkupton që autoritetet belge kanë paguar për vaksinim me pesë doza për çdo qytetar belg. 

Ministria belge e Shëndetësisë bën të ditur se të gjitha vendet e BE-së do t'i shkatërrojnë vaksinat kundër Kovidit, por diku sasitë do të jenë edhe më të mëdha. 

Shtohet se, përveç vaksinave, në Belgjikë do të hidhen edhe materiale të tjera lidhur me pandeminë si maska dhe komplete për testim - për gjithsej 131 milionë euro. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR