• e premte, 26 korrik 2024

Belgjika do të shkatërrojë vaksina kundër Kovidit dhe pajisje të tjera mbrojtëse në vlerë 207 milionë euro

Belgjika do të shkatërrojë vaksina kundër Kovidit dhe pajisje të tjera mbrojtëse në vlerë 207 milionë euro

Bruksel, 25 korrik 2024 (MIA) - Belgjika do t'i shkatërrojë vaksinat e panevojshme kundër Kovidit, maska, veshmbathje për mbrojtje dhe teste me afat të skaduar që kushtojnë 207 milionë euro, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. 

Ministria thekson se me atë masë do të pastrohet hapësira për plotësimin e rezervave dhe do të kursehen shpenzime për magazinim të tepricës së mjeteve. Shtohet se gjatë kohës së pandemisë së kaluar, Belgjika u mbush me ilaçe, kryesisht të siguruara përmes marrëveshjeve të cilat Komisioni Evropian i përgatiti me prodhuesit e vaksinave. Belgjika e shfrytëzoi mundësinë që të donojë një pjesë të tepricës së vaksinave, por më nuk ka kërkesë. 

Në fillim të pandemisë para katër vjetëve, në Belgjikë shpërtheu skandal politik pasi ishte zbuluar se vendi nuk ka mjaftueshëm rezerva të maskave për fytyrë, ndërsa maskat që nuk i përmbushnin kushtet më vonë ishin shkatërruar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR