• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja sot i zgjeroi sanksionet ndaj Bjellorusisë

BE-ja sot i zgjeroi sanksionet ndaj Bjellorusisë

Bruksel, 21 gusht 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian sot bëri të ditur se i ka zgjeruar sanksionet kundër Bjellorusisë duke ndaluar eksportin e një numri të madh  mallrash dhe teknologjish shumë të ndjeshme në atë vend, raporton Beta.

Siç kumtoi Komisioni Evropian, masat e miratuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian "i harmonizojnë sanksionet kundër Bjellorusisë me regjimin e sanksioneve kundër Rusisë" dhe sigurimin e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Moskës nuk mund të anashkalohen përmes Bjellorusisë.

Ndalesa përfshin mallra dhe teknologji që kontribuojnë për avancimin ushtarak dhe teknologjik të Bjellorusisë dhe janë të përshtatshme për përdorim në industrinë e hapësirës ajrore.

Ndër mallrat e ndaluara janë edhe armët e zjarrit dhe municioni.

Vendosja e paketës së fundit të 11-të të masave restriktive është i lidhur me përzierjen e Bjellorusisë në pushtimin rus të Ukrainës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR