• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja shqyrton lëshimin e përshpejtuar të vizave për qytetarët turq

BE-ja shqyrton lëshimin e përshpejtuar të vizave për qytetarët turq

Bruksel, 24 nëntor 2023 (MIA) - BE-ja dhe Turqia do të kërkojnë mënyrë për ta përshpejtuar dhënien e vizave evropiane për qytetarët turq. Kjo u tha në deklaratën e përbashkët të të dy vendeve pas takimit të djeshëm në Bruksel mes Komisares Evropiane për Punë të Brendshme Ilva Johanson dhe ministrit turk të Punëve të Brendshme Ali Jerlikaja.

Në deklaratë thuhet se BE-ja dhe Turqia e konfirmojnë dëshirën e tyre të përbashkët për t'i përmbushur kërkesat për heqjen e vizave për udhëtarët turq dhe do të ndërmarrin aktivitete për ta përmirësuar bashkëpunimin lidhur me këtë çështje. Thuhet se dhënia e përshpejtuar e vizave është një masë e përkohshme deri në heqjen e regjimit të vizave.

"KE-ja dhe Turqia kanë biseduar për çështjet e migracionit dhe sigurisë", thuhet në njoftim. Shtohet se se lidhej me parandalimin e migracionit të paligjshëm, sigurinë kufitare, luftën kundër pastrimit të parave. "Të dyja palët ranë dakord për aktivitete shtesë për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar”, thuhet në kumtesë. qa/

Foto: BE

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR