• e hënë, 08 korrik 2024

BE-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian

BE-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian

Bruksel, 20 maj 2024 (MIA) – Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, shprehu ngushëllime në emër të Bashkimit Evropian për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi në aksidentin e helikopterit.

"BE shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për vdekjen e presidentit Raisi dhe ministrit për Punë të Jashtme Abdolahian, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit në aksidentin me helikopter", shkroi Mishel në X.

"Mendimet tona janë me familjet", shtoi ai.

Raisi dhe ministri për Punë të Jashtme të Iranit, Hosein Amirabdolahian kanë qenë mes nëntë personave që humbën jetën pasi helikopteri që udhëtonin u rrëzua në pjesën malore veriperëndimore të Iranit si rezultat i motit të keq. 

QËNDRONI TË LIDHUR