• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe e nënshkruajnë marrëveshjen e parë për intelegjencë artficiale

BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe e nënshkruajnë marrëveshjen e parë për intelegjencë artficiale

Bruksel, 5 shtator 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Britania e Madhe pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen e parë ndërkombëtare për rregullimin juridik të teknologjive, të bazuar në intelegjencën artficiale, njofton gazeta "Fajnenshëll Tajms".

Brukseli, Uashingtoni dhe Londra pritet sot ta nënshkruajnë konventën e Këshillit të Evropës për intelegjencën artificiale, e cila i thekson të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike në qasjen e saj drejt rregullimit të sistemeve në sektorin publik dhe privat.

Konventa, e cila ka karakter obligativ juridik, është përgatitur më shumë se dy vjet. Në krijimin e saj kanë marrë pjesë më shumë se 50 shtete, mes të cilave Kanadaja, izraeli, Japonia dhe Australiam shton "Fajnenshëll Tajms".

Konventa kornizë e Këshillit të Evropës për intelegjencë artificiale, të drejtat e njeriut, demokraci dhe sundimin e së drejtës u miratua nga Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj të vitit 2024.

Shtetet, të cilat dëshirojnë ta nënshkruajnë marrëveshjen ndërkombëtare, kanë mundësi ta bëjnë këtë prej sot, 5 shtator, në Vilnus, kryeqytetin e Lituanisë. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR