• e shtunë, 28 dhjetor 2024

BE-ja po përgatit një direktivë për të mbrojtur gazetarët dhe aktivistët civilë nga paditë e pabaza

BE-ja po përgatit një direktivë për të mbrojtur gazetarët dhe aktivistët civilë nga paditë e pabaza

Bruksel, 30 nëntor 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian sot herët në mëngjes arritën marrëveshje politike për direktivën për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut nga akuzat e pabaza apo procedurat tendecioze gjyqësore, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. 

Ashtu si këtë paradite presidenca spanjolle me Këshillin Evropian, direktiva synon të parandalojë fenomenin në rritje të përdorimit të veprimeve ligjore si një mjet për të heshtur ata që flasin hapur për çështje me interes publik. Direktiva duhet të vendosë masa mbrojtëse procedurale kundër padive të tilla në proceset gjyqësore civile.

Sipas ministrit spanjoll të drejtësisë, Feliks Bolanjos, me këtë rregullore të re ligjore, BE-ja do të mbrojë gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut nga proceset gjyqësore të pabazuara dhe tendencioze.

"Demokracitë tona janë në rrezik nëse të pasurit dhe të fuqishmit mund të përdorin gjykatat për të heshtur kritikët e tyre, vetëm sepse ata flasin për çështje me interes publik", shtoi Bolanjos.

Siç thekson Këshilli Evropian, padi të tilla zakonisht iniciohen nga individë të fuqishëm, grupe lobimi, korporata ose autoritete shtetërore me qëllim të censurimit, frikësimit ose heshtjes së kritikëve, duke i tërhequr ata në procedura të gjata dhe të shtrenjta ligjore derisa ata të heqin dorë nga shprehja e opinioneve të tyre kritike ose nuk ndërprejnë me kundërshtimin. Objektivat tipike të padive të tilla janë gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, por ndaj tyre mund të ekspozohen edhe persona të tjerë të përfshirë në jetën publike, si studiues apo akademikë.

Rritja e numrit të këtij lloji të padive është shënuar në disa raporte të Komisionit Evropian për respektimin e parimeve të sundimit të ligjit në vendet anëtare të BE-së, si dhe në analizat e Këshillit të Evropës.

Sipas dispozitave të direktivës së propozuar, gazetarët dhe aktivistët civilë mund t'i kërkojnë gjykatave që në fazën e hershme rrefuzim të padisë, nëse është e qartë se ajo është e pabazuar, dhe gjykata duhet të përshpejtojë procedurën pas kërkesave të tilla të të pandehurve.

Përveç kësaj, gazetarët dhe aktivistët civilë mund të kërkojnë që personi ose institucioni që ka ngritur padinë të përballojë shpenzimet e procedurës, përfshirë përfaqësimin e tyre ligjor. Gjykata gjithashtu merr kompetencën për të vendosur gjoba ose sanksione të tjera ndaj kërkuesit të padisë së pabazuar.

Në rast se ngrihet padi kundër një gazetari ose aktivisti civil me banim në BE në një vend të tretë, anëtarët e Unionit janë të detyruar të mos e njohin vendimin ose të refuzojnë ekzekutimin e tij, nëse vlerësohet se ai është qartazi i pabazuar ose tendencioz.

Për të mbështetur më tej viktimat e padive të tilla,vendet anëtare të BE-së do të duhet të ofrojnë një sistem të vetëm informacioni mbi masat mbrojtëse procedurale dhe mjetet juridike.

Marrëveshja e arritur sot duhet të miratohet tani nga Këshilli i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Unionit(KOREPER), pas së cilës do të duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian. ls/

Foto; Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR