• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja po përgatit ndryshime në rregullat për qëndrimin afatgjatë të qytetarëve nga vendet e treta

BE-ja po përgatit ndryshime në rregullat për qëndrimin afatgjatë të qytetarëve nga vendet e treta

Bruksel, 23 nëntor 2023 (MIA)- Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të BE-së i përcaktoi qëndrimet e Këshillit Evropian në lidhje me ndryshimet e propozuara të Direktivës së Qëndrimit, në pjesën e rregullimit të kushteve në të cilat qytetarët e vendeve të treta mund të marrin leje qëndrimi afatgjatë në Union.

Sipas ministrit spanjoll të Punëve të Brendshme Fernando Grande-Marlaska Gomez mundësia për marrjen e lejes për qëndrim afatgjatë është nga rëndësitë thelbësore për ata që jetojnë ligjërisht në BE.

 "Ai përfaqëson një stimul të rëndësishëm për të studiuar apo punuar, si dhe për integrimin e plotë në shoqëritë tona", thekson Gomezi.

Sipas Direktivës, për të marrë një leje qëndrimi afatgjatë në BE, shtetasit e vendeve të treta duhet të qëndrojnë ligjërisht dhe në vazhdimësi në një vened anëtar për të paktën pesë vjet. Me ndryshimet e propozuara mundësohet akumulimi i periudhës së qëndrimit në vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që në pesë vitet e nevojshme të qëndrimit për marrjen e lejes në një vend, të konsiderohet edhe qëndrimi i ligjshëm deri në dy vjet në një anëtar tjetër të bllokut. Në të njëjtën kohë, si dokumete të vlefshme ligjore pranohen vetëm të ashtuquajturat. “Kartela e kaltërt evropiane”, pra Leja e vetme (për qëndrim dhe punë) dhe Leja e punës për kuadër me kualifikim të lartë.

Krahas këtij ndryshimi, për të marrë një leje qëndrimi afatgjatë, aplikantët nga vendet e treta duhet të dëshmojnë se kanë të ardhura të qëndrueshme dhe të rregullta, të mjaftueshme për të mbajtur veten dhe anëtarët e familjes, si dhe sigurimin shëndetësor.

Përveç kësaj, anëtareve të BE-së u jepet e drejtë nga shtetasit e vendeve të treta të kërkojnë respektimin e kushteve për integrim në shoqëri.

Leja e marrë për qëndrim afatgjatë në BE parashikohet të jetë e vazhdueshme, por mund të revokohet nëse personi nuk jeton më në BE për një periudhë të caktuar kohore.

Personat të cilët kanë leje për qëndrim afatgjatë në BE i gëzojnë të njëjtat të drejta si qytetarët e BE-së përsa i përket aksesit në punësim, arsim dhe formim profesional dhe përfitime tatimore.ss/

Foto: BE 

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR