• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE-ja për draftin e Ramës për AKS: Dokument serioz dhe cilësor

BE-ja për draftin e Ramës për AKS: Dokument serioz dhe cilësor

Bruksel, 9 qershor 2023 (MIA) - Në Këshillin e Evropës është dërguar edhe draft teksti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin kryeministri shqiptar Edi Rama e dërgoi në Paris dhe Berlin, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga ky institucion.

Burimet diplomatike, të cilët e kanë parë draftin kanë vlerësuar se bëhet fjalë për "dokument serioz dhe cilësor“.

Burime nga Brukseli të REL theksojnë se teksti i draftit është analizuar në mënyrë të kujdesshme dhe shtojnë se ai trajtohet si edhe një kontribut i ngjashëm me draftet e tjera të bëra nga organizata të ndryshme dhe think-tanke.

Diplomatët në Bashkimin Evropian deklarojnë se nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ja draftin, por çfarë qëndrimi kanë Kosova dhe Serbia ndaj tij.

"I takon Prishtinës dhe Beogradit që të avancojnë drejt përmbushjes së këtij obligimi në kuadër të dialogut", tha një diplomat evropian me kusht që të mbetet anonim.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për shtyp bëri të ditur se më 7 qershor presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari gjerman Olaf Sholc e kanë dorëzuar draftin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe i ka njoftuar kryetarin e  Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe palën amerikane.

Rama ka thënë gjithashtu se nuk është konsultuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për hartimin e statutit për themelimin e AKS. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR