• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE-ja organizoi evakuimin e 16 fëmijëve palestinezë dhe familjeve të tyre nga Egjipti në Spanjë

BE-ja organizoi evakuimin e 16 fëmijëve palestinezë dhe familjeve të tyre nga Egjipti në Spanjë

Bruksel, 24 korrik 2024 (MIA) – Në një operacion mjekësor të koordinuar nga BE-ja, sot nga Egjipti në Spanjë janë evakuuar 16 fëmijë palestinezë dhe anëtarët e familjarëve të tyre, bën të ditur Komisioni Evropian.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ky operacion i parë i këtij lloji është mbështetur financiarisht dhe operativisht nga Mekanizmi i mbrojtjes civile të BE-së dhe realizuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Fondin palestinez për ndihmë ndaj fëmijëve (PCRF) dhe autoritetet të të gjitha vendeve të përfshira në të.

"Si përgjigje e aktivizimit të Mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së nga ana e OBSH-së, BE-ja mbështet plotësisht koordinimin e aktiviteteve për evakuimin mjekësor të pacientëve palestinezë në Evropë. Kërkesa i referohet evakuimit mjekësor të një numri të madh fëmijësh që kanë nevojë urgjente për kujdes mjekësor", shtohet në deklaratë.

Komisari evropian për menaxhim me kriza Janez Lenarçiq shprehu mirënjohjen e tij për Spanjën dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së të përfshira në operacionin për ndihmën e ofruar dhe angazhimin e tyre për të mbështetur palestinezët që kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.

"Në kohën kur spitalet e mbetura në Gazë janë të mbingarkuar dhe qasja në kujdesin shëndetësor është seriozisht shumë e kufizuar për shkak të luftës, evakuimet mjekësore janë më thelbësore se kurrë", tha Lenarçiq.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR