• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja ndau 1,2 milionë euro ndihmë humanitare për viktimat e ciklonit në Bangladesh dhe Indi

BE-ja ndau 1,2 milionë euro ndihmë humanitare për viktimat e ciklonit në Bangladesh dhe Indi

Bruksel, 3 qershor 2024 (MIA) - BE-ja ndau 1,2 milionë euro ndihmë humanitare për përballje me pasojat nga goditja e ciklonit tropikal Remal në Bangladesh dhe Indi.

Siç kumtoi KE-ja, ndihma është synuar për zgjidhjen e nevojave më urgjente të popullsisë së prekur në Bangladeshin jugperëndimor, në zonën Koks Bazar në juglindjen të vendit dhe në shtetin indian Bengali perëndimor, siç janë sigurimi i objekteve për akomodim, qasje në ujë dhe toalete dhe nevoja të tjera bazë për njerëzit që humbën shtëpitë e tyre në motin e ligë. 

Të gjitha mjetet humanitare kanalizohen në mënyrë të paanshme përmes partnerëve të certifikuar. siç janë agjencitë e OKB-së, organizatat joqeveritare ndërkombëtare dhe Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe", theksohet në kumtesën.

Sipas komisionerit për menaxhim me kriza, Janez Lenarçiq kjo ndihmë do të sigurojë mbështetjen e nevojshme për banorë më të prekur, kryesisht në Bangladesh.

"Ne, gjithashtu, mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar refugjatët më të prekur Rohinxh, të cilët tashmë jetojnë në një situatë shumë të vështirë në Koks Bazar, si dhe nikoqirët e tyre", shtoi Lenarçiç. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR