• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja ndan një miliard euro për Tunizinë në përpjekje për t'i ndaluar emigrantët përmes Mesdheut

BE-ja ndan një miliard euro për Tunizinë në përpjekje për t'i ndaluar emigrantët përmes Mesdheut

 Tunizi, 11 qershor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian do t'i ndajë më shumë se një miliard euro ndihmë Tunizisë për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe financave publike.

"Paratë do të dedikohen edhe për zbatimin e marrëveshjes për luftën kundër krizës së migrimit", deklaroi sot në Tunizi kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula fon der Lajen. 

Fon der Lajeni tha se 900 milionë euro do të paguhen si ndihmë makrofinanciare për Tunizinë, plus 150 milionë euro si mbështetje buxhetore, raportojnë mediat britanike. 

Kryetarja e  KE-së theksoi se BE-ja sivjet Tunizisë do t'i sigurojë edhe 100 milionë euro  për menaxhimin me kufijtë, kërkimin dhe shpëtimin dhe luftën kundër kontrabandës me emigrantë.

BE-ja, si donatorët e tjerë të mëdhenj të Tunizisë, deri më tani e ka kushtëzuar  mbështetjen e saj me finalizimin e një programi për hua me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), por presidenti tunizian Kais Said ka hedhur poshtë reformat kryesore që kërkohen me planin. planin. 

 Fon der Lajeni është për vizitë në Tunizi së bashku me kryeministrin holandez Mark Rute dhe kryeministren italiane Xhorxha Meloni.

Meloni, e cila, gjithashtu, ishte në Tunizi edhe javën e kaluar, insistonte që FMN-ja t'i lehtësonte kushtet për hua.  

Meloni  sot deklaroi se BE-ja dhe Tunizia tashmë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët të cilën  e përshëndeti si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një partneriteti real, duke thënë se ekziston mundësia që marrëveshja për ndihmë të finalizohet deri në fund të qershorit, para mbajtjes së  Këshillit Evropian. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR