• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE-ja ndan mbi një miliard euro për përballje me pasojat nga përmbytjet e vitit të kaluar nëpër Evropë

BE-ja ndan mbi një miliard euro për përballje me pasojat nga përmbytjet e vitit të kaluar nëpër Evropë

Bruksel, 23 shtator 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot nga Fondi për solidaritet të Bashkimit Evropian vendosi të ndajë një miliard e 28.54 milionë euro ndihmë shtesë për Italinë, Slloveninë, Austrinë, Greqinë dhe Francën për tu përballur me pasojat e fatkeqësive natyrore që prekën këto vende gjatë vitit të kaluar.

Nga mjetet e përgjithshme të cilat përfshijnë edhe 231,78 milion euro pagesë avans, 446,64 milion euro do të alokohen për ndihmë për Italinë për t'u përballur me pasojat e përmbytjeve në rajonet Emilia-Romanja (378.83 milion euro) në maj dhe në Toskanë (67,81 milion euro) në tetor dhe nëntor të vitit 2023.

Për sanimin e dëmeve nga vërshimet në gushtin e vitit të kaluar, Sllovenia do të marrë ndihmë shtesë prej 428,41 euro, ndërsa Austria 5,20 milion euro. 

Greqia si ndihmë për sanim të dëmeve nga vërshimet e shkaktuara nga stuhia e Mesdheut "Daniel" vitin e kaluar në shtator do të marrë 101,53 milion euro, ndërsa Franca 46,76 milion euro ndihma për rajonet e vërshuara në rajonin Nord-Pa-de-Kale në nëntor të vitit 2023.

Fondi për solidaritetit të BE-së është një instrument që synon të ofrojë ndihmë financiare në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore në një shtet anëtare të Unionit ose në një shtet që negocion për anëtarësim në bllok. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR