• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja miratoi rregullativë për instant transaksione financiare

BE-ja miratoi rregullativë për instant transaksione financiare

Bruksel, 27 shkurt 2024 (MIA) - Këshilli i Evropës miratoi Rregullativë për pagesat intant me të cilën qytetarëve dhe kompanive do t'u mundësohet të transferojnë para në llogari në afat prej dhjetë sekondave në çdo periudhë të ditës, përfshirë edhe jashtë orarit të punës, në cilin do vend të BE-së dhe të Rajonit ekonomik evropian.

"Rregullat e reja do ta përmirësojnë autonominë strategjike të sektorit evropian ekonomik dhe financiar, sepse do të ndihmojnë të ulet çdo mbështetje tejmase e institucioneve financiare dhe infrastrukturave nga vende të treta. Përmirësimi i mundësive për lëvizje të rrjedhave monetare do të sjellë përfitime edhe për qytetarët edhe për kompanitë dhe do të mundësojë shërbime inovative me vlerë të shtuar", inforoi Kësshilli i BE-së.

Instant pagesat financiare në euro do të bëhen përme bankave, të cilat për to nuk guxojnë të paguajnë kompenime më të larta nga shpenzimet çër transferete standarde kreditore.

Rregullativa është pjesë e masave për rrumbullakësim të procesit për krijim të tregut të vetëm të vërtetë të kapitlait të BE-së, qëllimi i të cilit është të mundësohet qarkullim i investimeve dhe kursimeve nëpër vendet anëtare të Unionit në interes të qytetarëve, bizneseve dhe investuesve. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR