• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja miratoi masa restriktive kundër Bjellorusisë për shkak të përfshirjes në agresionin rus

BE-ja miratoi masa restriktive kundër Bjellorusisë për shkak të përfshirjes në agresionin rus

Bruksel, 26 korrik 2023 (MIA) - Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian sot miratuan masa kufizuese ndaj Bjellorusisë për shkak të përfshirjes së saj në konfliktin e Rusisë me Ukrainën.

“Ambasadorët e Bashkimit Evropian sot ranë dakord për miratimin e masave kufizuese, duke marrë parasysh situatën në Bjellorusi dhe përfshirjen e saj në agresionin rus kundër Ukrainës”, kumtoi presidenca spanjolle e BE-së në Tuiter.

Presidenca spanjolle thekson se masat kufizuese do të përfshijnë individë dhe subjekte në Bjellorusi. 

QËNDRONI TË LIDHUR