• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE-ja miratoi 13 milionë euro ndihmë për Armatën

BE-ja miratoi 13 milionë euro ndihmë për Armatën

Bruksel, 25 shtator 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot mori vendim për miratimin e ndihmës në kuadër të Fondit evropian paqësor (EFP) në vlerë prej 13 milionë euro të synuara për përforcimin e kapaciteteve dhe aftësive të Armatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut (ARMV).

"Masa për ndihmë do t'i përforcojë kapacitetet e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së dhe misioneve tjera ndërkombëtare", kumtoi Këshilli i BE-së.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në kumtesën theksohet se ky vendim shtesë e ilustron lidhjen në rritje të BE-së me vendin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. 

"Kjo e reflekton përkushtimin e vazhdueshëm të partnerëve për avancimin e bashkëpunimit të tyre në këtë fushë politike, duke marrë parasysh harmonizimin e plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së", shtohet në kumtesën. 

Sipas vendimit, EPF për ARMV do të sigurojë teknologji të destinuara për intelegjencë, mbikëqyrje, zbulim, luftë elektronike dhe intelegjencë sinjalistike, pastaj pajisje logjistike dhe inxhinierike, si dhe sisteme komunikimi dhe informative, kurse do të ofrojë edhe trajnime teknike për përdorimin e pajisjeve.

Fondi evropian paqësor është themeluar në mars të vitit 2021 për financimin e aktiviteteve në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së të synuara për parandalimin e konflikteve, ruajtjen e paqes dhe përforcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe stabilitetit. 

Përmes EPF-së, BE financon aktivitete të synuara për përforcimin e kapaciteteve të vendeve të treta dhe organizatave rajonale dhe ndërkombëtare të lidhura me çështje ushtarake dhe mbrojtjëse. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-a 

 

QËNDRONI TË LIDHUR